Nën okelion “Mirë se vjen Ramazan”, në Sarandë e Delvinë u organizuan këto ditë dy simpoziume në prag të ardhjes së muajit të agjërimit për besimtarët muslimanë.
Organizatorë të tyre qenë Myftinitë e Sarandës dhe Delvinës.
Në to u referua mbi rëndësinë e Muajit të Ramazanit, në ringritjen shpirtërore të besimtarit, por dhe të çdo njeriu nëse vendos ta përjetojë këtë muaj me agjerim dhe devocion e përkushtim ndaj Krijuesit.
U theksua gjithashtu me entuziazëm fakti gjithnjë e më evident i shtimit të besimtarëve vit pas viti në këtë cep jugor, ku ka dhe një traditë të trashëgueshme besimi islam. /sarandacity.al/