Deputetja demokrate e Sarandës, njëherësh zëdhënëse e PD-së, Ina Zhupa, shfaqi shenja luajaliteti ndaj Berishës, duke thënë se ai nuk duhet të përjashtohej nga prania e të qënit në një mbledhje të grupit parlamentar.
E rreshtuar fort krah Bashë, pas dorëheqjes së këtij të fundit, ajo po tregon fleksibilitet në realitetin e ri, pasi paralel me vetëikjen e kreut demokrat, me vendim gjykatë Rithemelimi i Berishës pothuajse pushtoi selinë e PD-së, kësaj here pa nevojën e forcës.
“Gjithë ideja ime dhe gjithë propozimi im është se ne kemi nevojë të flasim dhe të gjejmë zgjidhje për të shkuar tek bashkimi. Unë mendoj se të dyja palët të ndalojnë një moment nga retorika që kanë përdorur deri tani dhe të mendojmë si një palë si PDSH.
Kjo nuk do të thotë që të zhbëjmë në moment çdo veprim, por ta diskutojmë nëse është vendimmarrje e duhur përjashtimi apo jo, zgjedhjet nëpër struktura, asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë pasi nuk ka pastaj formulë bashkimi”, tha Zhupa në nëj intervistë televizive. /sarandacity.al/