Pas dy vitesh mungesë, për shkak të pandemisë, ka prekur brigjet e Sarandës e para kroçerë që nga kriza pandemike e nisur në 2020. Vjen kjo kroçerë gjithashtu në kulmin e një krize tjetër, asaj ukrainase, e cila ka vënë një pikëpyetje të madhe mbi dinamikën e pritshme të sezonit turistik.
Vetë vendet e përfshira në luftë, Rusia e Ukraina, si dhe Bjellorusie mes tyre, apo Polonia e Çekia fqinje me to, janë një potencial i madh turistik prej prurjeve të shumta njerëzore anëve tona.
Gjithsesi, është lajm i mirë, ardhur me pranverën, mbërritja e kësaj kroçere në Sarandë.
Fjala është për “Silver Moon”, e cila ka ardhur me 450 turistë.
me një kapacitet për të akomoduar 596 pasagjerë në bord, kjo anije afro 40 tonëse është një nga më luksozet në të gjithë botën. /sarandacity.al/
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.