Pas një kroçere që ndejti disa orë në portin e Sarandës, si një sinjal se më ardhjen e sezonit të ri të tjera do vijnë më pas, pas dy vitesh mungesë kjo prej pandemisë, vendin e saj e ka zënë një jaht luksoz.
Kështu, nis të shfaqen në Gjirin e Sarandës jahtet, të cilat ja shtojnë panoramën turistike qytetit, paçka arsyeve pse janë aty.
Ndërkohë, nën dritën e një lufte, asaj në Ukrainë, ku si pasojë janë vënë sanksione ndaj pasunarëve rusë, në shënjestër janë dhe jahtet e shumta të këtyre të fundit.
Shumë prej tyre kanë prekur ne vite dhe portin e Sarandës. /sarandacity.al/