Saranda ka një të tillë që endet, i tëri në papastërti. Si ai ka një dhe në Bamatat, që rri ndanë rruge, rreth të cilave ka lloj lloj legjendash urbane mbi të kaluarën e tyre dhe se pse janë katandisur ashtu.
Po le të ndalemi të një sishok i tyre në botë.
Amou Haji, një iranian 88-vjeçar, është jozyrtarisht njeriu më i ndyrë në botë, sepse nuk është larë për 68 vjet.
Arsyeja për këtë është – frika e tij nga uji, por edhe hallet e tij në dashuri.
Haji beson se do të sëmuret nëse lahet dhe për shkak të këtij besimi nuk është larë për gati shtatë dekada.
Ajo që duket e paimagjinueshme për shumicën e botës është jeta e përditshme – ai jeton në shkretëtirën iraniane dhe ha mishin e kafshëve të ngordhura. Ndaj disa thonë se ai do të ishte ylli i spektaklit për mbijetesën me të famshmin Bear Grylls.
Nga ana tjetër, duket se ai kujdeset për shëndetin e tij, pasi shumë ujë – madje rreth pesë litra në ditë. Megjithatë, nga një kanaçe e ndryshkur!
I pëlqen edhe të pi duhan, por kur i mbarojnë cigaret që i jep dikush, thith jashtëqitjen e thatë të lopës nga një tub.
Haji nuk ka shtëpi, por endet pranë fshatit të izoluar Dezga në provincën jugore iraniane Fars dhe jeton në gropat e bëra në shkretëtirë jashtë fshatit. Ndonëse fshatarët i ndërtuan një kasolle, ai vendosi të mos jetonte aty, vetëm që herë pas here të fshihej në të nëse ishte e nevojshme.
Dhe pse Amou jeton kështu, çfarë e bëri atë të jetojë pa kushte elementare higjienike, pothuajse pa asnjë kontakt me qytetërimin?
Vendasit besojnë se një zemër e thyer është arsyeja pse Amou Haji zgjodhi një mënyrë të tillë jetese. Ai dyshohet se përjetoi një zhgënjim dashurie në rininë e tij dhe nga pikëllimi përfundoi ashtu siç përfundoi.
Megjithatë, ai ende nuk është dorëzuar dhe dëshiron të gjejë dashurinë, shkruhet në BusinessToday.
Pyetja e vetme është: nëse ai gjen dashurinë që kërkon, sa joshëse do të jetë për të? /sarandacity.al/