Berisha e Alibeaj, drejtues të dy PD-ve, janë përballur sërish me njëri-tjetrin në një mbledhje grupi.
I pari kërkoi dorëheqjen e të dytit nga kreut i grupit parlamentar, duke dhënë arsyetime konspiracioniste.
“Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër Partisë Demokratike, për interes të Bashës, i cili kontrollohet nga Edi Rama. Pa asnjë tagër ke paditur PD-në në gjykatë. Ke paditur një proces që demokratët e kanë pranuar”, tha Berisha.
Alibeaj iu përgjigj: “Kam shumë respekt për ju doktor. Por, në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli, unë do e pranoj i pari”.
Pra, kriza vazhdon, me ë njëjtin ritëm…/sarandacity.al/