Një tjetër jaht luksoz është ankoruar së fundi në Portin e Sarandës, sipas një ritmike pragsezoni që sa vjen e bën më të shpeshta ato në, pas mungesës dimërore.
Fjala është për jahti “Emerald Azzurra” që ka një gjatësi prej 110 metrash, gjerësi 16 metra dhe peshë 5300 GT.
Jahti i vitit 2022 dhe ka një kapacitet prej 100 pasagjerësh, 64 personel dhe 50 kabina.
Ai është në pronësi të Emerald Cruises, kompani udhëtimesh turistike, pjesë e Scenic Group që është në pronësi të biznesmenit Glen Moroney nga Newcastle.
Mësohet se ky jaht do jetë i pranishëm në Gjirin e Sarandës përgjatë gjithë sezonit.
Drejtori i Portit të Sarandës, Alket Qendro, i tha ATSH-së se “ky jaht ka mbërritur në orët e para të mëngjesit me 76 turistë, që kanë zbritur për të vizituar Sarandën dhe Gjirokastrën”.
“Jahti do të qëndrojë gjithë ditën dhe në mbrëmje vonë do të largohet për në Kroaci”, tha Qendro.
“Ky jaht ka zgjedhur Sarandën, përveç destinacioneve të tjera në Mesdhe, për të ndaluar dhe vizituar nga turistët që do të ketë në bord, për gati gjithë sezonin turistik 2022”, shtoi Qendro. /sarandacity.al/