Nuk ka mbarruar gjithçka për Saimir Tahirin, të burgosurin e bujshëm nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas për SPAK, ky ish-ministër duhet të dënohet dhe për trafik droge.
Kjo, pasi Prokuroria e Posaçme kë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi nuk është dakord me dënimin e dhënë ndaj Tahirit.
SPAK kërkon që ai të dënohet me 12 vite burg për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, për grup kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike gjithashtu.
“Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thotë SPAK
Ndërkohë. ish-ministri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për veprën penale “shpërdorim detyre”. /sarandacity.al/