Greqia ka akuzuar veten për mungesën e qoftë një fabrike të vetme makinash, e padenjë kjo për një vend të BE-së, duke zgjedhur të krahasohet megjithatë me Turqinë fqinje.
Theksohet ky fakt në një shkrim të Protothema-s, me titullin: “Asnjë fabrikë makinash në Greqi, 17 në Turqi!”
“Pothuajse në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ka prodhues makinash që prodhojnë makina, kamionë të lehtë dhe të rëndë, autobusë, motorë me djegie të brendshme dhe motorë elektrikë dhe bateri.
Fatkeqësisht, Greqia nuk është një nga këto vende pasi nuk ka absolutisht asnjë fabrikë për prodhimin e automjeteve apo pjesëve, si dhe Estonia dhe Lituania, sipas të dhënave zyrtare përkatëse”, shkruan ajo.
Dhe më tej ofrohen të dhënat:
Shumica e fabrikave të prodhimit ndodhen në Gjermani ku operojnë 44 njësi, nga të cilat 22 prodhojnë makina pasagjerësh, 7 kamionë të lehtë, 3 kamionë të rëndë, 3 autobusë, 13 motorë dhe 6 bateritë e mbetura.
Në vend të dytë renditet Franca me 30 njësi prodhimi, nga të cilat 12 për makina, 4 për kamionë të lehtë, 4 për kamionë të rëndë, 6 për autobusë, 6 për motorë dhe një për bateri.
Në vendin e tretë renditet Italia me 24 fabrika prodhimi nga të cilat 10 prodhojnë makina pasagjerësh, 4 kamionë të lehtë, 3 kamionë të rëndë, 3 autobusë dhe 7 motorë.
Në vendin e katërt është Polonia me 18 njësi prodhimi, nga të cilat 1 për makina, 2 për kamionë të lehtë, 2 për kamionë të rëndë, 5 për autobusë, 7 për motorë dhe 2 për bateri.
Spanja plotëson top pesëshen me 14 fabrika prodhimi, nga të cilat 8 prodhojnë makina pasagjerësh, 4 kamionë të lehtë, një kamion të rëndë, 4 autobusë, 3 motorë dhe një për bateri.
Jashtë Bashkimit Evropian ka 107 fabrika prodhuese, nga të cilat 33 ndodhen në Rusi, 31 në Britani, 17 në Turqi, 6 në Ukrainë, Uzbekistan, Kazakistan, 4 në Bjellorusi, 3 në Serbi dhe një në Shkup, përfundon lista, si një formë treguesi dëshpërimor për këtë mungesë të madhe në ekonominë greke. /sarandacity.al/