Kritiku i njohur sarandiot, Josif Papagjoni, një ndër penat më të shquara analitike të artit skenik e jo vetëm, njohës i thellë i estetikes në art, i ka kushtuar një shkrim kryebashkiakut Gurma, duke theksuar disa cilësi te ky i fundit, sidomos ndjëshmërinë ndaj artit dhe kulturës.
Shkrimi i Papagjonit, i cili pason hapjen e një ekspozite të re karikaturiale të Bujar Kapexhiut te Art Galeria në Sarandë, ka gjithashtu dhe nxitjen e të parit të qytetit për të vijuar të bërë shumë më tepër në fushë për qytetin.
Shkrimi:
Ne Sarande kesaj here u gjenda ne ekspoziten me karikatura te Bujar Kapexhiut, e çelur dje. Si perhere nje kenaqesi te takohesha me Adrian Gurmen, kryebashkiakun e qytetit. Eshte pinjoll i nje familjeje te fisme bregase ne Nivic Bubar te Sarandes, biri i nje ushtaraku karriere me emer per profesionalizmin dhe ndershmerine e tij.
Respekti i Adrianit me perkedhel sedren, pse ta fsheh. Sepse, besoj, ky respekt eshte formati i qytetarit, i njeriut te etikes se larte, i komunikimit te çliret pa barren e tutelave, autoritetit fals dhe klisheve administrative persiper.
Ajo çka me ka mbresuar vijimisht te Adriani eshte ligjerimi i bukur qe ai ka, i shoqeruar me nje fjalor te perzgjedhur, me cilesine retorike, leksikun dhe sintaksen e begate, komunikuese, qe pelqehet. Ne bisedat e shpenguara me ka lene shijen e mire te nje njeriu te lexuar. Por le ta quajme kete nje vlere te shperfaqjes se vetvetes dhe pershtypjeve, sepse te rendesishme jane idete qe shpalos, projektet qe mbeshtet. Veç kesaj, me ka pelqyer perhere modestia e tij, nje kulture e derdhur ne bisede edhe si miresjellje, edhe si njohje. Ndofta profesioni i tij si mjek, kontakti me njerezit ne veshtiresi, hall, ka ndikuar ketu, s’e di. Dhe mbi te gjitha… mbi te gjitha, nga optika e fushes qe une mbuloj dhe e perkushtimit tim jetesor, eshte perkujdesja dhe dashuria e tij per artet dhe kulturen.
Une e di se nje kryebashkiak ka me mijera halle. Ai ka shume simpati nga njerezit qe i ndihmon, qe u gjendet ne te drejten e tyre, por ka po aq, ne mos me shume, edhe pakenaqesi nga ata qe nuk u plotesohen dot deshirat, qe i refuzon, qe nuk u gjendet ne “hallin” e tyre per njemije e nje arsye, qofshin keta qytetare te thjeshte, qofshin biznese, lloj-lloj punesh e aktivitetesh, qofshin njerez politike e te karrieres. Por une nuk dua t’i hyje kesaj valleje, eshte nje tango e veshtire dhe jashte meje. Une dua te ritheksoj nje fakt te bukur qe e kam vene re disa here: Njerezit e artit dhe kultures e kane Adrianin me vete, ai i ndihmon dhe mund t’i ndihmoje me shume ne dobi te qytetit dhe vlerave kulturore te tij. Ai vete ben thirrje qe te dorezojne projekte dinjitoze per promovimin e kultures ne Sarande. Nje gjest nxites, apo jo?
Dhe tani dua te vij ne nje cilesi tjeter: vizioni per estetiken e jetes se qytetit, vizioni per rritjen e fuqise turistike te tij. Dhe gjykoj se kryebashkiaku yne e ka shestuar tashme idene e tij te qashter se rritja e cilesise se turizmit ne Sarande bashkeshoqerohet detyrimisht me rritjen e pranise se veprimtarive artistike kulturore, e projekteve te shumeaneshme qe e promovojne ate. Une sa u ktheva nga nje ekspozite e karikatures se Bujar Kapexhiut, por aty, ne galerine e Sarandes, fale pasionit te Lefter Çekos jane çelur dhjetera e dhjetera ekspozita. Por veç tyre, mendoj se kryebashkiaku ka shume per te bere e menduar. Ka ardhur koha qe salla e Kinoteatrit te rikonstruktohet, te behet nje strehez e embel ku te gelojne veprimtarite kulturore e sociale. Ka ardhur koha qe te projektohet nje muze me kompleks, ku nga pavionet me perveçues mund te jete deti, detaria, me historite, mitet, barkat, gjallesat, videot, ndofta dhe nje akuarium, siç i kane shume qytete bregdetare ne bote. Ne Sarande eshte festivali i Butrintit, dikur i lavdishem, sot i mbetur pa fryme. Ç’mund te behet qe ai te ringjallet ne dinjitetin e dikurshem.
Ne Sarande mund te rritet steka e nje festivali poetik me shkrimtare e poet te shquar shqiptare, madje te krejt hapesires kombetare, sepse Saranda ka detin dhe Korfuzin afer. Ishte dikur nje takim i bandave te qytetit, a nuk duhet ringritur e riaktivizuar ai. Por me shetitoren e re a nuk mund te ndertohet nje platforme plastike ne det si skene, ku te organizohen ditet e koncerteve recitale te kengetareve tane me te mire nga Shqiperia e Kosova, ndersa spektatoret e shumte mund te ulen tashme shkallareve te shetitores, pa i penguar te tjeret te shetisin. Fare pak shpenzime duhen dhe jeta mbushet me tinguj. Po njesoj ne kete platforme (mund te jene edhe dy, njera te ish zadra), mund te organizohet nje festival i STAND UP COMEDY, me humor, me vetem nje aktor qe performon. Behet lehte. E kush nuk vjen te qesh me aktoret tane te shquar te komedise…
I nderuar Kryetar, miku im Adrian, i bishtnova shprehjes se nje simpatie per JU dhe e shfrytezova kete status edhe per nje vramendje te stafit tuaj se si mund ta bejme me te bukur e me te hareshme jeten e sarandioteve sezonit turistik veror, por edhe gjithehere, se ja qe Saranda, e bekuar nga Zoti, i ka te kater stinet e saj behar….
Te uroj suksese ne punet e fisme e te veshtira qe ke!…