Në prag të sezonit të ri turistik, qeveria vendos të liberalizojë sistemin e vizave turistike për 8 vende. Kjo u bë me dije nga ministrja e linjës Mirela Kumbaro, pas përfundimit të një mbledhjeje qeverie të mërkurën.
“Sot qeveria shqiptare mori një vendim për të liberalizuar sistemin e vizave turistike për 8 vende që do e përfitojnë për të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime turistike por dhe lejohet aplikimi online. I përgjigjemi një kërkese që ka qenë insistuese nga ana e operatorëve turistikë dhe hotelerive”, tha Kumbaro.
Ministrja tha se një tjetër kërkesë e bizneseve dhe operatorëve turistikë, është heqja e “green pass” në kufi dhe se kjo do të diskutohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve.
“U diskutua rishikimi i sistemit të green pass, detyrimit për të treguar në Shqipëri vaksinën kundër covidit. Presim që Komiteti Teknik i Ekspertëve ta marrë së shpejti në konsideratë, për ta hequr në muajin maj”, u shpreh ministrja. /sarandacity.al/
I don’t think the title of your enticle matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the enticle.