Vijojnë hetimet për vrasjen e bosit grek Giannis Skaftouros, teksa siç duket deri më tani nuk është zbardhur ende asnjë detaj.
Sipas tyre këta hetues janë ekspertë të vjedhjeve të makinave, motorëve dhe kanë akses në armë “të pastra” të pa përdorura më parë në ngjarje kriminale.
Vrasësit vlerësohen se janë të paktën gjashtë persona të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e ekzekutimit në Skourtë.
Ata kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës 54-vjeçare për të paktën tre ditë, ndërsa ka gjasa që ata të kryejnë sulmin edhe nëse truprojat e “xhaxhait” do ishin aty.
Nuk ishte thjesht rastësi, thonë analistët, që plumbat erdhën nga dy ekzekutorë dhe jo një , siç ndodh zakonisht në vrasjet me pagesë, për t’u përballur me një ose dy truproja që do të ruanin shefin e madh.
I vetmi gabim i vrasësve është se janë lënë gjurmë në tentativën e tyre për tu arratisur.
Kamerat e sigurisë “kapën” ekzekutorët
Një pamje nga një video shfaq dy nga ekzekutorët me pagesë të Giannis Skaftouros, të hipur në motorin me kapacitet të madh që braktisën pas sulmit vrasës.
Nga motoçikleta që ata braktisën rezultoi se motori ishte vjedhur në vitin 2019 nga zona e Aspropirgos.