Grupimi i Rithemelimit, PD-ja “Berisha”, ka joshur kreun e komanduar të PD-së zyrtare në Sarandë, Vesel Koçia, duke e propozuar këtë të fundit si emër për në Këshillin Kombëtar. Por njeriu që vendosi të ndjekë linjën zyrtare Basha në kulmin e përplasjes mes dy pjesëve të ndara, ka vendosur t’i qëndrojë të mos “kapërcejë ylberin politik” në këtë rast.
Koçia ka reaguar me anë të një statusi, duke bërë me dije qëndrimin e tij të pandryshuar.
“Të nderuar anëtarë të Degës PD Sarandë!
Pasi pashë emrin tim në listen e shpallur nga Komisioni i Rithemelimit për garën për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDSH-së deklaroj:
1) Kuvendi i përshpejtuar i 30 Prillit,është produkt i një proçesi përjashtues,fiktiv dhe përçarës ndermjet demokratëve.
2)Qëndrimi im dhe i DPD Sarandë në lidhje me kêtë proçes është publik dhe i pandryshuar.
3)Nuk kam qënë pjesë e këtij proçesi,nuk garojë dhe nuk bëhem pjesë e një kuvendi që synon ndarjen dhe jo bashkimin e Partisë Demokratike!
4)Bashkimi dhe jo ndarja, duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët!”, shkruan Koçia. /sarandacity.al/