Deputetja e Sarandës, njëherësh zëdhënëse e PD-së, Ina Zhupa, e njohur si besnike e Bashës, u shfaq e pranishme në Rithemelimin e Berishës.
Por siç tha ajo, ky nuk është një qëndrim përfundimtar i saj mbi pozicionimin në PD-në e ndarë në dy pjesë. Sipas saj, është aty për një mision.
“Nuk dua të shikohet si akt final për tu bërë pjesë e një pale apo të palës tjetër por si hap i imi për të shkuar drejt bashkimit të demokratëve.
Të lëmë pas sedrën personale në shërbim të bashkimit.
Nuk mund të hyjmë në zgjedhjet lokale për të parë kush do të dalë i dyti apo i treti.
Duke qenë të përçarë i zgjasim jetën një kundërshtari…Ky është akt bashkimi por jo një akt përfundimtar për t’ju bashkuar njërës prej palëve”, tha Zhupa.
Javë më parë ajo do propozonte dhe një platform bashkimi, por askush prej palëve se morri në konsideratë. /sarandacity.al/