Deri para pak vitesh, falja e Bajrameve në xhaminë e Sarandës, atë në zemër të qytetit, përballë Bashkisë, kryhej brenda. Tashmë kjo është e pamundur. Për shkak të shtimit të madh të besimtarëve vit pas viti, tashmë edhe jashtë është cytaz në rastin e dy festave islame në vit, pra dy Bajrameve, Fiter dhe Kurban. Kjo u pa qartë të hënën, ne rastin e faljes në sheshin para xhamisë, që më gjasë, me këtë trend, do bëhet e pamundur në një të ardhme, të afërt apo të largët, kjo nuk mund të përcaktohet me saktësi.
Dhe më pas mund të ndodhë precedenti i Tiranës, ai faljes në një shesh publik, siç te sheshi “Skënderbej”.
Sipas traditës islame, faljet e Bajrameve kryen në sheshe, edhe publike, jo domosdoshmërisht sheshe xhamish, të cilat quheshin dikur dhe Namazgja, ekskluzivisht vetëm për dy Bajrame. Shumë qytete shqiptare, në ato të mëdha dhe me traditë të fortë islame, Namazgjatë kanë ekzistuar gati me shekuj. Por në vite humbën, për arsye që dihen, me rol qëndror komunizmin, që pos ndalimit të ushtrimit të besimit, goditi rëndë dhe pronën.
Tashmë nuk po rikthehen Namazgjatë fizikisht, me këtë emërtim, por tradita e faljes në sheshe, pikërisht për shkak të masës së madhe të besimtarëve në këto dy falje e jo vetëm. /sarandacity.al/
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!