Ka ardhur përgjigja e Ramës në lidhje me kërkesën e Zelensky-t për t’u “mbyllur derën: turistëve rusë në sezonin e pritshëm.
I pari i qeverisjes shqiptare ka “gjetur shpëtim” për këtë sprovë morale me sfond ekonomik te BE-ja, duke thënë se Shqipëria do ndjekë të njëjtën linjë me të karshi këtij problemi.
“Vendimet tona janë të linjëzuara me vendimet e Bashkimin Europian. Nuk ka një vendim të linjëzuar të Bashkimit Europian dhe për sa kohë nuk ka një vendim, ne jemi duke vazhduar me të njëjtën rrugë si vitet e shkuara. Në rast se do të ketë një vendim të linjëzuar, ne do të linjëzohemi me Bashkimin Europian”, tha Rama, një ditë pas presidenti ukrainas foli për parlamentin shqiptar, duke kërkuar që Shqipëria të mos pranojë turistë rusë në sezon.
Siç dihet, Rusia është një ndër vendet e përzgjedhura nga Shqipëria në heqjen e vizave gjatë sezonit. /sarandacity.al/