Vetëdorëzohet i kërkuari Ibrahim Duda 43-vjeç, i cili qe në kërkim prej 24 prillit, kur në lagjen nr.4 plagosi me mjet preres (ende i papërcaktuar lloji) dy vëllezërit K. G 17-vjeç dhe D. G 16-vjeç.
Duda është dorëzuar mbrëmë afër mesnatës në Komisariatin e Sarandës.
Ngjarja ndodhi pasi dy të miturit e kishin bullizuar Dudën dhe madje i kishin shtypur një qen që ai e mbante pas.
Për këtë mësohet se 43-vjeçari ishte ankuar tek familjarë të të miturve, por ngacmimet kishin vazhduar.
Natën e 24 prillit, Duda i cili është edhe përdorues i drogave të forta, i goditi dy vëllezërit pas një grindjeje mes tyre në rrugën afër Portit të Sarandës.
G, 17-vjeç u transportua në Tiranë për shkak të plagëve të marra, ndërsa vëllai tij u mjekua në Sarandë pasi ishte dëmtuar lehtë. /sarandacity.al/