Rama sërish i është rikthyer SPAK-ut, por dhe ambasadores Yuri Kim, për kritikat e kësaj të fundit mbi “ndërhyrjen në drejtësi”.
“Shikoni komunikimin tim me qytetarët në rrjete sociale për të gjithë periudhën që kam komunikuar me ta, se i kam të arkivuar të gjitha diskutimet mbase një ditë do botohen një kazan i madh aty me mua në krye. Sa herë njerëzit më drejtohen mua si njeriu që shiti shpresat dhe besimin e tyre te një drejtësi e re. Dhe shikoni përgjigjet mia.
Kryeministri s’është prokuror dhe as gjykatës. Qeveria garanton drejtësinë duke mos u përfshirë në punët e drejtësië. Mua s’më jep dot askush leksione për ndërhyrjen në punët e drejtësisë. As shqip dhe as anglisht. Nuk do ta gjej një moment tjetër në historinë tonë kur një parti në pushtet ka bërë përpjekje”, tha Rama.
“Ka pasur historia e Shqipërisë ministra të pushkatuar dhe të burgosur. Por nuk ka ndodhur në historinë e këtij vendi që kush është në pushtet të qepë gojën kur drejtësia merr këdo qoftë nga rradhët e veta për ta vendosur para ligjit”, shtoi ai.
Rama qe më konkret kur kërkoi nga SPAK që të hetojë ngjarje si 21 Janari dhe Gërdeci.
“Nuk e kërkoj hetimin nga SPAK për çështje personale dhe karrierës politike, por që lidhet me investimin më të madh politik dhe moral që është bërë në këtë vend që është Reforma në Drejtësi”, tha Rama.
Dhe meqë thirrjet e tij ndaj SPAK-ut janë interpretuar si sulm, apo presion, Rama tha: “Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe një ish-kryeministri të shpallur non grata nga SHBA, me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejpërdrejtë me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Nuk kam kërkuar dënim por hetim. Të hetohet 21 janari dhe Gërdeci”.
Nga ana tjetër, ai bëri një paralajmërim të frikshëm për të tijtë:
“Shumë shpejt do të jeni kallëzime edhe për figura të Partisë Socialiste nga njësia antikorrupsion dhe do ta shikoni. Do të ketë kallëzime atje në SPAK për kryetarë bashkie të PS-së që e kanë turpëruar këtë parti dhe që duhet t’i kishte kapur më përpara drejtësia. Por, ne bëjmë punën tone, njësia anti-korrupsion bën punën e vetë, nuk bën punën e SPAK-ut”, tha Rama. /sarandacity.al/