Delvina përjetoi një nga gëzimet e pakta të saj por tejet kuptimplote, rikthimin në Kategorinë e Dytë, pas rënies dëshpëruese në të Tretën një vit më parë.
Trojanët mundën Gramozin e Ersekës në Lushnje, në një ndeshje përcaktuese, duke u kthyer triumfator në qytetin.
Ishte ky finalizimi i natyrshëm i një sezoni me rezultate pozitive, si një mbledhje forcash për të mos e lënë Delvinën dhe “pa futboll”.
Kështu, djemtë e Bistricës i kanë bërë qytetit të tyre dhuratën më të bukur këtë vit. Bravo djema! /sarandacity.al/