Një shtetase greke 34-vjeçare, është përballur me një surprizë të pakëndshme kur ka mësuar se është e martuar me një të huaj 46 vjeç, emigrant shqiptar, pa e ditur këtë fakt etnik për gjysmën tjetër të saj.
Këtë e mësoi kur vizitoi Regjistrin Bashkiak të Kalamarisë për të zgjidhur një çështje personale.
Pasi denoncoi ngjarjen në polici, pasoi një hetim, i cili zbuloi se bashkëshorti i saj i dyshuar kishte paraqitur në Regjistrin e Athinës një certifikatë martese false të autoriteteve shqiptare. Po pse e gjitha kjo?
Emigranti shqiptar, sipas policisë helene, duke paraqitur certifikatën false dhe deklaratën e martesës, ka aplikuar pranë shërbimeve kompetente për leje qëndrimi si bashkëshort i një shtetaseje greke. Në këto rrethana ai arriti të fshinte emrin e tij nga lista kombëtare e personave të padëshiruar, gjë që, siç ishte paralajmëruar, ishte qëllimi bazë i të gjitha veprimeve të tij.
Ndaj 46-vjeçarit nga Departamenti i Sigurisë Kalamaria është ngritur një çështje për falsifikim, e cila do t’i kalojë Prokurorisë së Selanikut për hetime të mëtejshme. /sarandacity.al/