Një nga pyetjet më të zakonshme për adhuruesit e flamujve është: “Sa vende ka në botë?”
Nuk është e mundur t’i përgjigjemi plotësisht kësaj pyetjeje. Kjo varet kryesisht nga mënyra se si e përkufizoni termin “vend”.
Sot, ka 195 vende në botë: 193 prej tyre janë anëtarë të OKB-së dhe dy shtete jo – de facto – Selia e Shenjtë, Vatikani dhe Shteti i Palestinës.
Secila prej tyre ka flamurin e vet, tipari kryesor i tij me të cilin njihet.
Ato dominohen kryesisht nga e kuqja, e bardha dhe bluja, por vetëm një shtet nuk ka asnjë nga këto tre në flamurin e tij. Është Xhamajka.
Ky shtet ishull i Amerikës Qendrore ka një flamur të njohur të përbërë nga e zeza, e verdha dhe jeshile mbizotëruese, gjë që e dallon atë nga të gjithë të tjerët. /sarandacity.al/