Nga dita e sotme, 1 qershor, hiqet masa e përdorimit të detyrueshëm të maskave anti-COVID në Greqi.
Heqja e detyrimit do të jetë e vlefshme deri më 15 shtator 2022, kur pritet një vendim i ri bazuar në të dhënat epidemiologjike.
Nga sot hiqet përdorimi i maskës në dyqane ashtu dhe supermarkete.
Gjithashtu, hiqet detyrimi i detyrueshëm i maskës edhe në aeroplanët dhe transportin ndërqytetës, si trenat dhe autobusët ndërqytetës.
Detyrimi i mbajtjes së maskës kundër COVID mbetet në spitalet, si dhe shtëpitë e të moshuarve. /sarandacity.al/