Deputetja Ina Zhupa, e cila kaloi nga Bash ate Berisha, tashmë anëtarë e Kryesie e Rithemelimit, një ndër dy gjysmat e PD-së, tha se demokratët po bëjnë përpjekje për t’u bashkuar, duke qenë se partia aktualisht është e ndarë në dy fraksione.
Duke folur nga Kuvendi për privatizimin e Butriniti, Zhupa komentoi jo aktin e saj por situatën në PD, duke u shfaqur si flamurtare bashkimi pas ndarjes së madhe.
“Unë jam anëtare e PD prej të paktën 12 vitesh dhe aktive në PD në nëntë vitet e fundit. I gjithë kontributi im është që demokratët të vijnë në pushtet. Në PD ka një ndarje por është detyra jonë të shkojmë drejt bashkimit. Legjitimiteti vjen nga anëtarët dhe vota.
Sot unë jam anëtare dhe është legjitime si institucion dhe kam zgjedhur të pranoj të jem në atë Kryesi që përfaqëson 100% demokratët. Po bëj përpjekje që çdo demokrat të bashkohet dhe të përfshihet brenda partisë. Duke u bashkua do kemi mundësi të fitojmë përballë Edi Ramës”, tha Ina Zhupa. /sarandacity.al/