Një makinë ka devijuar nga kursi i saj dhe është përplasur me një tjetër që kishte ndaluar në anë të rrugës. Dy makinat ranë mbi një kamion që po furnizonte një market.
Përplasja ka qenë aq e ashpër sa drejtuesi i makinës së parë, një pasagjer dhe një këmbësor kanë mbetur të vdekur, sipas informacioneve të proininews.gr.
Sipas të njëjtave informacione, këmbësori që mbeti i vrarë ishte punëtor që në atë moment po shkarkonte mallin nga kamioni.
Sipas kavalaneës, makina që shkaktoi aksidentin po ndiqej nga policia, pasi u tentua të kontrollohej nën dyshimin se ishte pasiguruar. /sarandacity.al/