Presidenti në ikje Ilir Meta e ka pritur në mënyrën e tij të njohur shpalljen e emrit të pasaardhësit që do e pasojë në krye të shtetit, i cili do jetë Gjeneral Bajram Begaj, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare.
Me buzëqeshjen e tij kinse sfiduese, në thelb naive, ai ka përcjellë një mesazh nga metropoli historik turk, duke shkruar:
“Mirëmëngjes nga Stambolli të dashur miq!
Ju uroj një fundjavë të mbarë!”.
Po pse gjendet Meta atje?
“I nderuar të marr pjesë në konferencën e rëndësishme Maltepe Economic Forum ‘Türkiye and EU in the New Era’ për të shkëmbyer pikëpamjet mbi çështjet më të rëndësishme që prekin sigurinë europiane dhe ndërkombëtare në ditët e sotme”, shkruan ai më tutje.
Për presidentin e ri, me gjasë Bajram Begaj, asnjë koment. /sarandacity.al/