Në një mesazh të radhës pas një takimi elektoral, kandidati Niko Kuri e ka ndërlidhur atë edhe me Pashkët.
Pos kësaj, ai shpreh optimizëm në lidhje me situatën COVID.
“Në takimet me banorët e Tremulit, Neohorit, Jermës, Halos, Kalivjas, Çaushit krahas problemeve të zhvillimit, të punësimit apo të sigurisë, u ngrit edhe pamundësia e ardhjes së familjeve nga emigracioni tek shtëpia e tyre për shkak të izolimit total nga koronavirusi. Të moshuarit ndjehen të vetmuar dhe kërkojnë që njerëzit e tyre të dashur t’i kenë pranë këtë muaj të bekuar të Pashkëve.
Uroj që shumë shpejt ekspertët të japin lajmin e mirë uljen e rasteve të shfaqura dhe njerëzit të lëvizin lirshëm.
Ne si mjekë jemi këtu dhe do vazhdojmë të japim si gjithmonë kontributin e duhur jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit fizik të njerëzve por edhe për mbështetjen e tyre psikologjike.
Le t’i besojmë Ringjalljes!”, shkruan kandidati i mazhorancës. /sarandacity.al/