Ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e njohur për lirimin e të fortëve, ka shijuar të njëjtin fat pasi dhe vuajti të nëjtin fat si ata. Ajo është lënë e lirë nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Bëhet me dije se po ashtu është lënë e lirë edhe sekretarja e gjykatës, Manuela Mallkuçi.
Vetëm një ditë më parë ish-gjyqtarja u la në burg pasi togat e zeza rrëzuar pretendimin e saj se afatet e qëndrimit në burg kishin kaluar gjatë periudhës që ajo mbahej në paraburgim.
Si duket çështja është rishqyrtuar dhe sot Gjykata ka marrë vendimin që të lerë të lirë Hoxhën.
Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK në shkurt 2021 pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po përgatitej lirimi i një të dënuari.
Hoxha njihet si gjyqtarja që lironte personat e rrezikshëm dhe ata të dënuar me burg përjetë. Ajo i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, ish-numri dy i bandës së Durrësit, për t’i hapur më pas rrugën e lirimit nga burgu. Në 2017 ka liruar Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare.
Megjithatë, ajo ka mbrojtur vendimet e diskutueshme të saj, duke mos pranuar të quhet “mostër” nga kryeministri Rama, siç.
“Nuk besoj se nga ana ime ka çaluar diçka në vendimmarrjet e mia, absolutisht jo, për shkak të punës që bëja, për shkak të ngarkesës, për shkak të një produktiviteti në punën time, e cila ishte maksimale ne shkallën e lartë në çdo analizë vjetore e bënte kjo gjykatë”, do thoshte ajo në një intervistë nga burgu. /sarandacity.al/