Në ishullin Zakynthos në gjirin e Navagios ndodhet një nga plazhet më të njohura në Greqi dhe në botë.
Vendndodhja specifike në pjesën veriperëndimore të ishullit e fsheh plazhin nga sytë kureshtarë, gjë që kontribuon në popullaritetin e tij.
Përveç kësaj, mund të arrihet vetëm me varkë, gjë që i jep një dozë misteri dhe ekskluziviteti.
Tërheqja kryesore e tij është mbytja e anijes “Panagiotis”, ndodhur në tetor 1980 gjatë një stuhie të madhe.
Edhe pse kishte zëra se anija bënte kontrabandë cigaresh dhe alkooli (nga ish-Jugosllavia), kjo nuk është vërtetuar kurrë.
Pavarësisht kësaj, Navagio shpesh quhet gjiri i kontrabandistëve. /sarandacity.al/