Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ofroi një argument për uljen e nivelit të korrupsionit në dikasterin që ai drejton, me njollën e madhe të fenomenit në fjalë.
“Vetë ritmi i punës nëpërmjet sistemit nuk të lë kohë për ta thirrur, për t’i thënë hajde te kafja, për t’i thënë të shkojmë atje, të takohemi, mesazhi e gjithë të tjerat. Vec rritmi i punës nëpërmjet sistemit e përmirëson gjënë.
Ajo që i vë kapakun dhe që e kam vënë re këto ditë te fundit dhe që ma kujtoi Blendi Gonxhe me thënë të drejtën me të cilin ka 22 vite që nuk na ndan fati, herë bashkohemi, herë ndahemi, por jemi gjithmonë në krah të njeri-tjetrit, është fakti që në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge, shenja më e sigurtë e uljes së korrupsionit.
Në qoftë se për doganierët dhe punonjësit e Hipotekës dikur thuhej ‘po pse ka edhe rrogë’, fakti që tani po bëjnë presion për rritje rroge tregon që është ulur shumë indeksi i korrupsionit”, u shpreh Lame.
Deklarata e tij u bë në ditën e dytë të Konferencës AntiKorrupsion.
Megjithatë, qeveria e para, me anë të sektorit anti-korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, vijon të akuzojë zyrtarë të Hipotekave si të korruptuar. /sarandacity.al/