Në një takim me kryebashkiakë, kryeministri Rama ka paralajmëruar se qeveria do të marrë në administrim bashkitë e vendit që “janë të mbytura në borxhe” dhe shkojnë në falimentim.
Sipas tij, kjo praktikë ndodh në shumë vende të botës.
Kreu i qeverisë tha se bashkitë duhet të shfrytëzojnë mundësitë financiare për të kryer aktivitet ekonomik fitimprurrës.
“Bashkitë duhet të hapin kapitullin ekonomik financiar fitimprurës. Këto gjëra mund të bëhen, duhet vullnet, vizion. Një gjë që ministrja nuk e tha, se lajmin e keq ma le mua gjithmonë. Është që ne do të marrim masa në rast të mospërmbushjes së detyrimeve financiare në raport me disiplinën financiare. Duke marrë bashki në administrim, siç bëhet në Itali e Francë, kur bashkitë shkojnë në kolaps. Dhe nga ana tjetër siç bëmë me pastrimin, do të bëjmë dhe me disiplinën buxhetore”.
Digjitalizimi, furnizimi me ujë, terrenet dhe aktivitetet sportive, ishin disa nga fushat më problematike për të cilat Rama tha se disa bashki kanë dështuar. “Borxhet dhe problemet nuk mund t’i lini te dera e qeverisë”, u shpreh Rama.
“Si t’ia bëjmë që terrenet sportive, që janë të lidhura drejtpërdrejt me Bashkinë, që përfshin kampionate në nivel bashkiak dhe qarku, që shkon përtej shkollës, edhe këtu një pjesë e bën dhe një pjesë nuk e bën. Pse nuk e bëni? Çfarë ka më të rëndësishme? Ne besojmë që potenciali për të bërë aktivitet, ekonomik, financiar fitimprurrës është i gjithi aty. Mos shfrytëzimi është i pajustifikueshëm.
Nuk është e mundur të justifikohet një sjellje papërgjegjshmërie duke mbyllur sytë dhe duke mos mbledhur detyrimet që kanë njerëzit si konsumatorë të ujit, dhe të çdo shërbimi. Taksa e pasurisë është taksa më e rëndësishme në të gjithë globin”, arsyetoi i pari i qeverisë.
“Bashki që bashkëjetojnë me abuzimin dhe thellimin e borxheve, në emër të konfortit elektoral. Dhe kështu kjo pasuri nuk shkon aty ku duhet të shkojë. Pa folur për shërbime të tjera, pastrimi, transporti publik, që janë shërbime jo të lehta për t’u organizuar. Dhe në të gjitha këto, kemi mundësi të shikojmë që nuk po flasim për gjëra që janë të pabëshme”, tha ndër të tjera Rama. /sarandacity.al/
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?