Reagimi i parë ndaj pretendimit apo akuzës së deputetes Ina Zhupa lidhur me Syrin e Kaltër, sipas së cilës, uji i atyshëm do i çohet qeverisë, ka ardhur jo nga pushteti por nga opozita. Pra, brenda familjes.
Më saktë, kandidati demokrat për deputet i Sarandës, Jolio Dine, vota të të cilit u kaluan te Zhupa zgjedhjet e kaluara, akt nga komisionerë të PD-së, ironizon Zhupën, pa e përmendur me emër, duke i kujtuar se çështja për të cilën flet ajo daton vite më parë, madje nën qeverisjen e PD-së.
“Sa te cuditshem dhe sa panik hapin dashamiret e Sarandes qe e shohin qytetin tre-kater here ne vit dhe flasin neper media sikur e jetojne perditshmerine dhe qajne hallet e banoreve te kesaj zone me nje devotshmeri te papare.
Projekti i Korfuzit per te marre uje nga Syri Kalter daton te pakten prej vitit 2007, diskutuar edhe nga deputeti i atehershem i “Nea Dimokratia” Nikos Jeorjiadhis. Asnjehehere ky projekt nuk u konkretizua ne marreveshje dhe madje as shkrimet e fundit neper mediat fqinje nuk flasin per marreveshje por thjesht per projekt, nje plan ne leter qe po mbush te pakten 15 vjet duke qene se Korfuzi parashikon thatesire ne te ardhmen.
Te nderuar vota-mbledhes, vota-vjedhes, opozitare me telefon e me facebook. Ka plot probleme Saranda, Konispoli, Finiqi e Delvina. Mos u merrni me perkthime gabim ne ‘Google Translate’ e mos i hidhni hi syve banoreve te zones me ‘Tema fake opozite’ sa per te bere lajm ne media.
Ejani takoni banoret e votuesit! Ejani ne Sarande e mos beni fresk nga lokalet e bllokut!”, shkruan demokrati i Sarandës. /sarandacity.al/