Me një prerje flokësh punk dhe gjuhën e varur përgjithmonë në surrat, “Happy Face” u shpall qeni më i shëmtuar në botë në një konkurs të zhvilluar në Kaliforni të SHBA.
Qeni i vjetër, një qen kinez 17-vjeçar me kreshtë, fitoi çmimin e parë të premten kundër nëntë pretendentëve të tjerë në konkursin vjetor që ka qenë një institucion për dekada.
Kampioni u adoptua vitin e kaluar, gjatë pandemisë së koronavirusit, nga muzikantja 41-vjeçare Jeneda Benali në Arizona. Ajo tha se ishte paralajmëruar se ishte një qen i moshuar me probleme shëndetësore. “Stafi i lukunisë u përpoq të më përgatiste për atë që do të shihja. Pashë një krijesë që ishte vërtet e vjetër, kishte nevojë për një shans të dytë dhe meritonte të dashurohej”, tha pronarja krenare.
Veterinerët shpjeguan se për shkak të problemeve shëndetësore, qeni mund të jetonte vetëm për disa javë. “Por dashuria, mirësia dhe puthjet e mamit e ndihmuan që t’i kalonte problemet”, tha Jeneda Benali.
“Fytyra e lumtur” është mësuar të flejë, të gërhijë, të rënkojë në gjumë dhe të lëshojë zhurma të çuditshme kur është i lumtur”, tha muzikantja 41-vjeçare. /sarandacity.al/
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.