Ndërsa qeveria avokon veten për çdo rast e për çdo sektor me anë të shifrave – edhe pse Rama e thotë vetë se “njerëzit nuk hanë statistika” – po me shifra njeriu i saj ka denoncuar rastin e uljes së numrit të bagëtive që nga 2018-ta.
Është ai, ish-zv/kryeministri Braçe.
“65 mijë lopë më pak nga 31 dhjetori 2018.
250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak nga dhjetori 2018.
131 mijë ton qumësht më pak nga 31 dhjetori 2018.
INSTAT ka publikuar të dhënat e blegtorisë për vitin 2021.
Shikoni, e urrej te them ‘ju pata thënë;
Por rezulton e provuar gjithçka, madje këtë herë me të dhëna nga vetë Ministria e Bujqësisë.
Në nëntor 2018, kur ndryshoi TVSH për bujqësinë, ju thashë e në fund edhe ika nga Komisioni i Ekonomisë, në Kuvend për tre orë me radhë u mundova të bindja për ta ndaluar PASOJEN, këtë që e keni me lart ne shifra!
Nuk dëgjoi kush!
Po tani? Do vijoni me ‘e fryn Erioni se nuk është keshtu situata?’
A ka vlerë fjala në këtë vend?
Nëse ka, ndryshoni TVSH për bujqësinë që të mos humbasim akoma më bagëti, akoma në ushqim.
Duhet prodhuar ne vend, duhet bërë tani”, shkruan njeriu që deri dje ishte nr. 2 i qeverisë.
Dhe nuk ka qenë e vështirë të kuptohet se pas “inatit” të Braçes qëndron ish-kreu i ekonomisë dhe financave, Arben Ahmetaj, pikërisht njeriu që do i zinte vendin në qeveri.
Gjithsesi, reagimet e Braçes janë me tregues statistikorë e qasje deri diku bindëse për atë që nuk po shkon në bujqësinë e blektorinë shqiptare. /sarandacity.al/