Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Delvinë, ku një efektiv policie është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Policia ka njoftuar se një 54-vjeçar, i cili ishte me detyre detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë, dyshohet të jetë vetëvrarë me armën e shërbimit.
Fjala është për shtetasin Eduart Beqiri.
“Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Policisë. /sarandacity.al/