Që PD është tashmë e ndarë më dysh, e tregojnë dhe këto foto.
Siç mund të dallohet, gjysma e degëve lokale të Sarandës e Delvinës kanë qenë në një takim me atë PD që drejtohet nga Alibeaj, njeriu që komandon këtë forcë pas dorëhqjes së Bashës, por jo të tërën. Madje vështirë të quhet dhe PD zyrtare, pasi drejtimin e kësaj të fundit, duke shfrytëzuar një vendim gjykate, e ka marrë Berisha.
Dhe siç dihet, Berisha e Alibeaj janë në një betejë të hapur me njëri-tjetrin.
Berisha e akuzon ish-ministrin e tij mallakastriot si peng të Ramës e Ballës, ngjashëm si me Bashën, karakteristike kjo për Doktorin e demokratëve që tenton frustrimin e kompleksimin e atyre që i dalin kundër duke i cilësuar të “shitur te armiku”.
Ndërsa Alibeaj e akuzon thjesht si një komunist, si dje e si sot, referuar praktikave politike, amoralitetit politik dhe frymës kontraverse që përçon. /sarandacity.al/