Një ditë pas la Presidencën, pas 5 vitesh politikë LSI-je aty, Ilir Meta u shfaq në selinë e partisë së tij familjare, duke përcjellë mesazhe tashmë të njohura të stilit të tij populist me doza të forta nacionalizmi.
“Ka ardhur momenti që populli i 2 Marsit të nisi rrugën e tij. Të shumëfishohet çdo ditë dhe shumë shpejt të fitojë referendumin që si e vetmja rrugë të vendosë nën kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme dhe jo vetëm atë.
Jam plotësisht i bindur se referendumi i ka munguar popullit të Shqipërisë prej vitit 1998 dhe referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë uzurpatorët, Esat Pashët e rinj të këtij vendi që i ngulin thika pas shpine në mënyrë sistematike edhe shtetësisë së Kosovës dhe shqiptarëve kudo që ata janë”, tha ai që tashmë në aleancë me Berishën, do synojnë rrëzimin e Ramës.
Esat Pasha që ai përmend, është pikërisht ky i fundit. Avni Rustemi në këtë rast, është vetë ai. /sarandacity.al/
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!