Në kontekst të debatit mbi Metën nëse ka qenë apo jo spiun i Sigurimit të Shtetit, studiuesi i arkivave Kastriot Dervishi publikoi listën e ish-bashkëpunëtorëve të strukturës famëkeqe të regjimit komunist për çdo qytet.
Aty, Saranda nuk rezulton si ish-rrethi me më shumë ish-bashkëpunëtorë Sigurimi, siç është përfolur në vite. Për paradoks është Shkodra.
Sipas të dhënave, del në pah se Shkodra ishte rrethi me më shumë informatorë të regjistruar, plot 752. Pra, vendi që mban mitin e fortesës antikomuniste, paska qenë “pëllëmbë me spiunë”. Paradoksi vazhdon ku më pak të tilla paska patur vendi tipik i majtë, prej nga vjen dhe Meta, Skrapari, me vetëm 70 spiunë.
Shpjegimi për këtë mund të jetë ai që informatorët kanë qenë më të shumtë bash aty ku dhe regjimi është urryer më tepër.
Gjithsesi, Saranda ka patur një numër jo të vogël.
Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Dervishi ka zbuluar se në korrik të vitit 1990, ishin 6941 persona të regjistruar si informatorë të Sigurimit të Shtetit.
“Numri i informatorëve të Sigurimit (gjithsej 6941 persona) sipas rretheve, në korrik 1990:
Berat: 213
Mat: 154
Durrës: 495
Elbasan: 352
Kolonjë: 119
Fier: 349
Gramsh: 89
Gjirokastër: 277
Korçë: 537
Krujë: 181
Kukës: 336
Lezhë: 140
Librazhd: 150
Lushnje: 230
Dibër: 311
Përmet: 117
Pogradec: 136
Pukë: 106
Mirditë: 178
Sarandë: 366
Skrapar: 70
Shkodër: 752
Tepelenë: 74
Tiranë: 625
Tropojë: 175
Vlorë: 335
Dega e 2-të (për ambasadat): 74”, shkruan Dervishi. /sarandacity.al/