Është e pamundur që Rama mos meditojë mbi atë çfarë po ndodh në qeverisjen e tij. Me bindjen se është më i miri kryeministër në 30 vite dhe se ka bërë më shumë se çdo paraardhës i tij në këtë vend, përfshirë përballimin e disa krizave, realisht askush si ai para tij, patjetër që është në kërkim të asaj magjie që i kanë bërë deri në pikën që t’i ndodhin kaq mynxyra për t’u përballuar. Fat i zi apo diku ka gabuar?
Sigurisht, ai s’ka përgjegjësi për Coronën, tërmetin, krizën globale të çmimeve, por patjetër ka përgjegjësi për shtetin e deritanishëm që ka ndërtuar. Thjesht dhe troç: është shumë larg atij që njerëzit kanë shpresuar, ose që ai ka synuar. Madje për këtë mundet të qeshë hidhur dhe me veten teksa sheh t’i jetë kthyer në boomerang gjithçka ka akuzuar apo ka pretenduar në kushte opozitarizmit, fillimisht publik e më pas politik.
Për këtë, mjaft të merret si shembull një ndër thëniet me brilante të tij në kohën para aktivizimit politik, atëherë kur qe zëri më i fortë publik në shoqërinë shqiptare, edhe pse nuk kishte si sot rrjete sociale, ku çdokujt i jepet shansi të shprehet në publik. Atëherë gjithçka ishte bio dhe, forcën e fjalës o e kishe o s’e kishe. Ai e ka patur, pakrahasimisht dhe pakonkurrueshmërisht, pa nevojën e asnjë amplifikimi mediatik. Rama s’është produkt pompimi, si shumëkush që bën delirantin në rrjete sociale, duke vetëbesuar naivisht e mendjelehtësisht se ajo që thotë është gjëja me e mençur në botë. Ai ishte vërtet shpartallues qoftë dhe me një fjali të vetme. Por sot, pikërisht ato, thënë prej tij, i janë shndërruar në boomerang, në mallkim më saktë. Mjafton njëra: “Shqipëria, atdheu më i dashur i çdo maskarai dhe atdheu më i urryer për atë që horr dot nuk bëhet(viti 1998)”.
Sot, në ka një fjali që mund ta vizatojë Shqipërinë e tij 10-vjeçare, është pikërisht kjo, thënë prej tij. Ç’ironi!
Më ironike akoma: kundërshtarët e tij politikë s’janë të aftë as për një thënie të ngjashme kundrejt qeverisjes së tij. Sa më problematike qeverisja e Ramës, ata edhe më primitivë e banalë! /sarandacity.al/
In fact, higher incidence rates of AAD were previously observed in older patients also subjected to prolonged antibiotic exposure 84, so the same factors may partly explain the observation of the study by Allen priligy dapoxetine buy