Kryeministri Rama publikoi impresione të përzgjedhura nga drejtues automjetesh në rrugën e re Kardhiq-Delvinë, e cila ka shkurtuar me më pak se treçerek ore distancën me Sarandën.
“…Dhe me qytetarët që flasin nga aksi kombëtar Kardhiq-Delvinë, i cili ofron një spektakël të natyrës shqiptare bashkë me Sarandën që arrihet shumë më shpejt përmes tij, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan i pari i qeverisë.
Por nëse koha është shkurtuar goxha, ka ankesa lidhur me standartin e rrugës: e para për kthesat e Senicës, problemin e sidomos automjeteve të mëdha në zbritje të cilat duhet të jenë në frenim të vazhdueshëm, dhe e dyta, te cilësia e asfaltimit e cila çon në zhurmërrimin e gomave. Këto sigurisht që nuk janë thënë para kamerave. /sarandacity.al/
https://youtu.be/2uKgw_qByp4