Eshtë vënë sinjalistika te gunat shpejtësi penguese në aksin Stjar-Delvinë, vënë pas një shtrimi të pjesshëm të rrugës dita më parë.
Eshtë Policia Rrugore e Sarandës ajo që përcjell fotot për sarandacity, si provë e një reagimi ndaj një shkrimi informues por dhe kritik në lidhje me këtë problem.
Të hequra prej dhjetë vitesh, pengesa me litar të trashë, drejtuesit e automjeteve u kapën në befasi për ditë të tëra nga gunat e dala papandehur dhe pa paralajmërim. Kosto e kësaj ishte goditja që pësonin makinat në ecje. /sarandacity.al/