Kandidatja demokrate për deputete në Sarandë, Ina Zhupa, u takuar me përfaqësuesit e medias lokale.
Në këtë takim Ina Zhupa ka paraqitur planet konkrete të Partisë Demokratike për turizmin, bujqësinë, rininë, pensionistët dhe shumë aspekte të tjera qëkishte interes nga ana e gazetarëve.
“Interesi ishte i madh sepse vetem PD ka plane konkrete për të ndryshuar të ardhmen të vendit, për të dhënë mundësi zhvillimi qarkut dhe qytetit tonë.
Ne kemi një alternative që siguron një jetë më të mirë, siguron më shumë vende pune, siguron një shkollim më të lirë dhe më të mirë”, është shprehur Ina Zhupa pas këtij takimi.
Meritokracia, punësimi, ligji mbi pronën kanë qenë disa nga temat që kanë patur interes nga ana e gazetarëve. /sarandacity.al/