Industria e lundrimit mund të mos jetë rikuperuar nga pandemia, por Royal Caribbean Cruises Ltd së shpejti do të fillojë të marrë rezervime për anijen e saj të re të lundrimit, e cila do të jetë gjithashtu më e madhja në botë.
Anija gjigante e quajtur “Icon of the Seas” do të strehojë 5610 pasagjerë dhe 2350 staf. Ajo ka një peshë bruto prej 250,800 tonësh dhe, sipas ekzekutivit të Royal Caribbean, Jay Snyder, do të jetë anija lundrimi më e madhe e këtij lloji në planet, duke u marrë përsipër nga e njëjta kompani Wonder of the Seas.
Rezervimet për udhëtimin e saj të parë më 28 janar 2024 fillojnë brenda pak ditësh, duke ofruar lundrime shtatë-ditore në Karaibe. Do të jetë e para nga 3 anijet e klasit Icon, secila prej të cilave do të kushtojë 2 miliardë dollarë.
Sipas Snyder, Royal Caribbean nuk po përpiqet vetëm të ndërtojë anijet më të mëdha, por dëshiron të tërheqë një klientelë më të gjerë të konsumatorëve që janë ose në kërkim të relaksimit ose një lundrimi “të mbushur me aventura”.
“Icon of the Seas” do të përfshijë parkun ujor më të madh lundrues në botë me 6 rrëshqitje të ndryshme uji dhe rafting. Rruga me pengesa e quajtur “Buza e Kurorës” do të shtrihet përtej anijes dhe do të varet 47 metra mbi nivelin e detit. /sarandacity.al/
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me? https://accounts.binance.com/da-DK/register?ref=V2H9AFPY