Në një bisedë me gjyshen e tij, ish-politikani socialist Ben Blushi, tashmë në një angazhim gazetaresk me portrete njerëzish te zgjedhur, duke ndërtuar biseda të shkurtra me ta, del në pah fakti se ajo, Mynever Shuteriqi, pra e shoqja e të ndjerit Dhimitër Shuteriqi, dinte dhe greqisht pasi kishte mësuar këtë gjuhë të fqinjëve jugorë pikërisht në Delvinë.
Ja një fragment nga biseda e tyre?
Ku ke jetuar tjetër? (e pyet i nipi, Beni)
Përgjigjet ajo: Kudo: në Lushnje, Elbasan, Delvinë. Aty mësova pak greqisht.
Nuk e dija që di greqisht – i thotë Beni.
Gjithë Delvina fliste greqisht dhe unë e mësova nga shoqet e fillores – përgjigjet gjyshja e tij.
Ndodhet kjo në librin e fundit të Ben Blushit “41 Sekrete”, biseda me 41 personazhe.
Nuk saktësohet më tej se për ç’periudhë është fjala, por ka një ndryshim mes “gjithë Delvina fliste greqisht” dhe nëse do thoshte “gjithë Delvina dinte greqisht”.
E para s’ka gjasë të jetë e vërtetë, qoftë kjo në çdo kohë, pasi në çdo kohë Delvina, edhe si qendër patriotizmi tipik lab, të dominohej tërësisht nga greqishtja në komunikim. A dinë të gjithë greqisht? Po, mundet, ndonëse jo në terma absolutë. Dhe është normale të dinë, gjersa greqishtja është gati gjuhë paralele urbane, jo vetëm në Delvinë por kudo ku ka popullsi greke më jug të vendit. /sarandacity.al/
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.