Tre zona të rëndësishme turistike do të hyjnë në procesin e përmirësimit të integruar urban, duke qenë pjesë e projektit që po mbështetet nga Banka Botërore.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur tashmë procesin fillestar të shërbimeve konsultative që do të rezultojnë më pas me dokumentet e finalizuara të ndërhyrjeve për secilin rajon.
Sipas njoftimit të FSHZH, për termat e referencës së kantatës “Projektime të detajuara dhe mbikëqyrje ndërtimi për përmirësimin e integruar urban të zonave turistike të Ksamilit, Orikumit dhe Borshit dhe zonave ngjitur” punimet do të zgjasin katër vite me një vit shtesë për të parashikuar çdo ndodhë që mund të zgjasë këtë proces.
“Qëllimi i këtij TOR është të marrë shërbime projektimi dhe mbikëqyrjeje për Ksamilin, Bregdetin e Borshit, Orikum si më poshtë:
Kryerja e një rishikimi të shpejtë fillestar, duke përfshirë vlerësimin dhe përgatitjen e një plani pune duke marrë në konsideratë Konceptin e Rigjenerimit Urban të Integruar të Laboratorit Urban të Ksamilit; Studimi për Programin e Zhvillimit të Integruar Rajonal në Rajonin e Lukovës dhe Koncepti i Përmirësimit Urban për Orikumin.
Rishikimi dhe përditësimi aty ku është e nevojshme, dhe vërtetimi i vlerësimit të përgatitur të situatës aktuale në zonat e studimit.
Rishikimi dhe përditësimi aty ku është e nevojshme dhe vërtetimi i vizionit përfundimtar të përgatitur dhe koncepteve të projektimit urban të integruar për zonat specifike të identifikuara tashmë brenda zonave të Ksamilit, Zonës Bregdetare të Borshit dhe Orikumit;
Rishikimi dhe përditësimi aty ku është e nevojshme, dhe vërtetimi i prioritizimit të përgatitur të programit koheziv të investimeve që do të financohet nga PIUTD.
Zhvillimi i projekteve paraprake, udhëzimeve dhe vlerësimeve paraprake për projektet e investimit të përzgjedhura për financimin e PIUTD për Ksamilin dhe Orikumin, si dhe zonën Bregdetare të Borshit.
Zhvillimi i dizenjove të detajuara për projektet e përzgjedhura të investimit dhe mbështetja e Klientit në përgatitjen e dokumenteve të tenderit për projektet e investimit të miratuara”, thuhet në dokumentet e publikuara nga Fondi.
Projekti për turizmin u bë efektiv në 30 prill 2017 ndërkohë që mbyllja e tij në datën fillestare ishte parashikuar 31 korrik 2022 por që tashmë është zëvendësuar me 31 korrik 2025.
Projekti në rishikim u vendos që të mbështetej financiarisht me një vlerë shtesë prej 34 milionë USD që ende nuk është bërë efektive ndërkohë që 71 milionë USD i përkasin projektit të parë. /Monitor/
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?