Enkelejd Alibeaj, kreu i një prej dy gjysmave të PD-së, i kujtoi medias, si dhe opinionit se është ai “kryetari në detyrë” i kësaj force. Pra jo Berisha, siç media thotë për këtë të fundit, ndërsa Alibeajt thjesht i përmend emrin.
Gjatë një interviste në A2 CNN, ndodhi ky dialog mes tij dhe gazetares intervistuese:
“Gazetarja: Mirëmbrëma zoti Alibeaj!
Alibeaj: Mirëmbrëma, edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike!
Aleksandër Çipa: Cili është Sekretari i Përgjithshëm i PD?
Alibeaj: Sekretar i Përgjithshëm i PD, është zoti Gazment Bardhi. Nuk ka asnjë kërkesë të depozituar pranë meje që zoti Bardhi të ketë kërkuar dorëheqjen. Nëse ka njeri që mund ta konfirmojë nëse është dorëhequr apo jo, unë jam”.
Siç dihet, pritet një vendim final gjykate mbi atë se cila është PD-ja zyrtare, ajo që drejton Alibeaj, marrë drejtimin pas dorëheqjes së Bashës, apo ajo që drejton Berisha si lëvizje e Foltores.
Ky vendim është shtyrë disa herë, gjë e komentuar kjo nga Alibeaj.
“Unë kam kërkuar që gjykata ta përshpejtojë, nuk e di cilat janë arsyet dhe forcat, e imagjinoj, që e pengojnë daljen e asaj çështjeje në gjykatë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, media e ka injoruar këtë fakt, duke zgjedhur ta quajë Berishën si kryetar PD-je, ndoshta për efekt psikologjik, e jo Alibeajn. /saranndacity.al/
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me. https://accounts.binance.com/bn/register-person?ref=UM6SMJM3