Një pjesë e hotelerisë së Vlorës ka vendosur që të joshë vizitorë për Festën e Pavarësisë, duke ofruar oferta me “akomodim falas”.
Më konkretisht, të gjitha hotelet këto ditë do të kenë çmimin 25 euro nata dhe nëse rezervon dy net, për 28 nëntor mund të akomodohesh falas.
Anisa Ceno, administratore hoteli tha për Euronews Albania se oferta që ka bërë bashkë hotelet në Vlorë, parashikon që me 50 euro të qëndrosh 3 net në hotele me 4-5 yje të qytetit.
“Jemi rreth 15 hotele që i janë bashkuar nismës, qëllimi është edhe promovimi i qytetit”, tha ajo, duke shpjeguar se nisma është një iniciativë private.
Florika Rodakaj, operatore turistike tregoi se veç akomodimit që është pjesa më e rëndësishme për turistët, janë edhe aktivitet e dedikuara ditëve të Festave Komëtare.
Zakonisht, për Festën e Pavarësisë, janë shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë që dynden drejt Vlorës, të njohur për patriotizmin e tyre, shprehut dhe në preference turistike. /sarandacity.al/