Kryetari në detyrë i një prej dy gjysmave të PD-së, në rol opozite ndaj investimit emiratas në Durrës, Enkelejd Alibeaj, hodhi dyshime mbi shifrën e deklaruar, duke ironizuar Alabaar-in: “Ky investitori i madh kishte një vit e ca që lutej e përgjërohej, ky njeriu vjen dhe sjell vetëm 160 mln, 80 i ka në xhepin e djathtë, 80 të tjera do i marrë kredi. Kaq asnjë më shumë. Po 1.9 mld euro sa është parashikuar investimi, ku do dalin, kush do i sjellë, kush i ka. Asnjë nuk thuhet në marrëveshje”, pretendoi Alibeaj, duke ironizuar madje biznesmenin emiratas me origjinën se nga vjen.
“Ky Alabaar-i i famshëm, i cili paska marrë gamilet e veta nga Lindja e Mesme plot me verdhushka… pse nuk ka garë?”, ishte ajo çfarë tha Albeaj ndër shumë të tjera, duke vijuar të pretendojë se është fjala vetëm për aferë.
Përgjigja që ka dhënë mazhoranca lidhur me garën e munguar është se nuk ekziston ndokush tjetër që do të investojë në Durrës e për këtë duhet garë. /sarandacity.al/