Numri i vizitorëve në muajin shtator 2022 është rritur me 39.7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas raportit të INSTAT-it numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 30.9% dhe numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 45.6%.
Referuar të dhënave, numri i netëve të qëndrimit gjithsej është rritur me 15,9 %, në krahasim me shtator 2021.
Ndërkohë që të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netëve të qëndrimeve nga rezident është rritur me 0,8 % dhe numri i netëve të qëndrimeve nga jorezidentët është rritur me 23,7 %.
Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e qendrës ka shënuar rritjen më të lartë me 84,6 %, në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 44,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, ndërsa numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 31,3 %.
Në muajin shtator 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton sipas rajoneve në rajonin qendër 43,2 %; në zonat bregdetare 55,8 % dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” 95,3 %.
Normat e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 22,9 %, kundrejt 21,6 % që ishte në muajin shtator 2021. /ATSH/