Anastasia Tasoula është ndër ato të sëmura e cila do përfitojë nga dhurimi i organeve të Emanuela-s 21-vjeçare, vdekja e së cilës nga përplasja prej një makine e cila drejtohej nga një shqiptar 26-vjeçar, ka qenë lajm kryesor këto ditë në vendin fqinj.
Anastasia Tasoula, e cila vuan nga fibroza cistike, përshkruan se si e mori vesh vendimin e prindërve të së ndjerës nga Kreta.
“Gjithçka që mund të premtojmë, të gjithë ne që jetojmë një vdekje, është që fëmijët tuaj, vëllezërit e motrat, prindërit apo miqtë tuaj të vazhdojnë të jetojnë brenda nesh dhe çdo moment ne jetojmë për atë që ata nuk arritën të jetonin. Dhe një falenderim që fjalët nuk mund ta shprehin. Mirënjohje!”, shkruan në postimin e saj.
Por jo vetëm kaq. Ajo shkran se “momenti kur doktori hyn në dhomën tuaj ose bie zilja e telefonit për t’ju thënë se është gjetur një transplant dhe se do të shkoni në operacion, është ndoshta gjëja më e mrekulueshme e jetës suaj deri atë moment. Por diçka e kundërt ndodh në anën tjetër, ku ka një familje dhe shumë miq që kanë humbur njeriun e tyre të dashur. Nuk ka fjalë për këto kontraste të jetës. Të gjitha përqafimet në botë nuk mjaftojnë për të mbushur boshllëkun.
Këtë mëngjes mora një mesazh nga një person i mrekullueshëm, i cili tha pikërisht këtë: ‘E di, Ema tha se dëshiron t’i dhurojë organet e saj në rast vdekjeje, sepse pa postimin tënd. A duhet të them që gjithë dashurinë, jetën dhe forcën time t’ia dërgoj nënës, babait, vëllezërve dhe motrave të saj? Do të kalojë pak kohë.
Në një realitet paralel, në dhomën tjetër nga ku isha në Onassios, një grua dhe nënë e mrekullueshme, e lidhur me dy aparate mbështetëse të zemrës, priste mrekullinë e një shansi të dytë në jetë. Dhe në çdo bisedë tonën, takim dhe vështrim ndaj saj, i thashë me besim se do ta ketë, se do ta shohë përsëri familjen e saj dhe do të përqafojë sërish të voglin e saj. Dhe sot, ajo e mori atë. Sot me vdekjen e padrejtë të Emës iu dha jetë dhe së bashku 4, 5, 6 personave”, shkruan Anastasia Tasoula. /sarandacity.al/
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.