Gjermania nuk e kaloi dot fazën e grupeve, duke e lënë kështu Katarin pa dhënë asgjë si 4 herë kampione bote.
Kjo është e dyta herë radhazi që ajo nuk kualifikohet dot në grup.
Një fitore 4-2 me Kosta Rikën nuk ka mjaftuar që ajo të vijojë më tej garën e Botërorit, pasi Japonia, ajo që e mundi në ndeshjen e parë, mundi gjithashtu dhe Spanjën 2-1.
Por skuadra gjermane do mbahet mend në këtë Botëror si ekipi që protestoi gojëmbyllur në nisje të ndeshjeve, kundër Katarit organizator, për moslejim të sjelljeve apo mesazheve pro-LGBT. /sarandacity.al/